Maqedonia
Maqedoni: Paga mesatare, ndër më të ulëtat në rajon
Paga mesatare neto për muajin mars në Maqedoninë e Veriut ishte 40.496 denarë. Ndërsa paga mesatare bruto ka arritur në 60.803 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në muajin mars, krahasuar me marsin e viti 2023, është rritur për 16%.
“Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagës neto për punonjësve në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (21.9%), Administratë publike dhe mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (21,3 %) dhe arsimi (20,5 %). Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin e mëparshëm, është vërejtur në sektorët: miniera dhe gurore (7.8%), Objektet hotelierike dhe e shërbimit ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.2%)”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Por ku jemi ne me pagat në krahasim me vendet e rajonit. Statistikat thonë se jemi të fundit, por le ti referohemi shifrave, të cilat kanë publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë
Në Slloveni paga minimale 1,254 euro, ndërsa mesatarja 1,477euro;
Në Kroaci paga minimale 677 euro, ndërsa mesatarja 1,094 euro;
Në Bosnje paga minimale 317 euro, ndërsa mesatarja 1,046 euro;
Në Serbi paga minimale 432 euro, ndërsa mesatarja 797 euro;
Në Mal të Zi paga minimale 450 euro, ndërsa mesatarja 821 euro;
Në Shqipëri paga minimale 386 euro, ndërsa mesatarja 568 euro;
Në Maqedoni paga minimale 367 euro, ndërsa mesatarja 658 euro
Sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë ka 687,459 të punësuar përfshirë sektorin publik dhe atë privat. Në Entin për punësim figurojnë si kërkues aktiv, por pa punë 102,980 qytetarë. Nëse e kthejmë në përqindje numri i të papunëve të masës vitale të popullsisë arrin në 13%.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











