Maqedonia
Maqedoni: Mbi 17 mijë persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë
Kreu i Agjencisë së Punësimit thotë se më shumë se 2,500 qytetarë kanë aplikuar për masën e vetëpunësimit
17,000 qytetarë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë.
Ata mund të përfshihen në planin operativ të punësimit, por ai nuk ofron mundësi për të gjithë për të gjetur punë me ndihmën e shtetit.
Rreth 10,000 qytetarë do të mbulohen nga plani qeveritar i punësimit, ndërsa përparësi do të kenë ata që kanë humbur punën për shkak të krizës. Sot, Agjencia e Punësimit rishpalli vendet e lira të punës, të cilat do të zgjasin tre ditë, deri të premten, ndërsa ata që kanë aplikuar më parë nuk duhet të aplikojnë, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
“Qytetarëve dhe punëdhënësve u japim edhe një shans tjetër shtesë për të aplikuar për programin e vetëpunësimit, masën e subvencionimit të pagës, masën e praktikës, masën e trajnimit në punë për një punëdhënës të njohur dhe programin e punëve publike”, deklaroi Jagoda Shahpaska.
Kreu i Agjencisë së Punësimit thotë se më shumë se 2,500 qytetarë kanë aplikuar për masën e vetëpunësimit. Për këtë masë mund të aplikohet deri të premten, presin më shumë kandidatë, ndërsa ndihmë do të marrin vetëm 1,762 persona.
Korniza financiare është aq sa është tani. Por, nëse në koordinim me përfaqësuesit e Qeverisë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nëse jepet mundësia me ribalancin e ardhshëm të buxhetit që kjo shumë të jetë më e lartë në mënyrë që të mbulojë sa më shumë njerëz”- pohoi Abdush Demiri, Drejtor i APRM-së, përcjell tutje Albinfo.ch.
Disa nga aplikuesit do të marrin grante për vetëpunësim, disa do të punësohen drejtpërdrejt dhe të tjerët do të duhet të rikualifikohen për një punë të re. Drejtori i Agjencisë, Demiri, premton se kandidatët e përzgjedhur së shpejti do të nënshkruajnë kontrata pune.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













