CH-Ballkani
Maqedoni: Kredi për konsum
Qytetarët e Maqedonisë në bankat komerciale të vendit më së shumti kanë marrë kredi për konsum.
Të dhënat më të reja të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) tregojnë se kreditë për konsum kanë arritur shifrën prej 850 milionë eurosh dhe krahasuar me vitin 2014, në vitin 2015 qytetarët e Maqedonisë nëpërmes kartelave kreditore kanë kryer transaksione bankare në vlerë prej 200 milionë eurosh.
Kjo ka bërë që borxhi i përgjithshëm i qytetarëve dhe firmave në Maqedoni përfundimisht në muajin janar të vitit 2016 të arrijë vlerën prej 4.55 miliardë eurosh, apo brenda një viti të kemi rritje të kredive të konsumit për 400 milionë euro, raportojnë mediat në Shkup, përcejell albinfo.ch.
Për njohësit e çështjeve ekonomike, janë tepër shqetësuese të dhënat e BPM-së kur kemi parasysh strukturën e qytetarëve, të cilët janë futur në borxhe te bankat e vendit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













