Maqedonia
Maqedoni, klinika që po bën eksperimente me njerëz që po vdisnin
Hulumtim - Brenda kësaj klinike janë trajtur dhe vazhdojnë të trajtohen edhe shumë kosovarë
Klinika “Zhan Mitrev” ka kohë që është më në zë në Maqedoninë e Veriut, si një prej klinikave më të mëdha private dhe një prej adresave më të shpeshta për pacientët kosovarë që kërkojnë shërim jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Ky spital me bazë është në Shkup dhe së fundmi ishte objekt hetimi i dokumentarit “Gjaku i papastër” i kryer nga “Investigative Reporting Lab” (IRL).
Raportohet se hulumtimi kishte për bazë 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova dhe ato janë verifikuar për më shumë se 24 muaj.
Hulumtimi tregon se “pacientët me COVID-19 u përdorën si derra për eksperimente dhe u ngarkuan me shumë para për pagesë pa u informuar se ishin pjesë e një eksperimenti”, shkruan portali “Veçer”.
Në dokumentar dëshmohen edhe lidhjet e ngushta të pronarit të klinikës me politikën dhe se në të “gufojnë bakteret dhe infeksionet intrahospitalore”. Për më keq, asnjëra nga shpërthimet e infeksioneve nuk u janë paraqitur autoriteteve, ashtu siç e parasheh ligji.
“Episodi ‘Gjaku u papastër’ është po aq i vështirë për t’u parë sa edhe për t’u realizuar, jo vetëm nga pikëpamja gazetareske, por më së shumti nga pikëpamja njerëzore. Na bëri të pyesim seriozisht se sa vlen jeta jonë dhe sa kujdeset shteti për shëndetin e qytetarëve të tij”, ka shkruar IRL në Twitter, si paralajmërim për dokumentarin që u shfaq të dielën mbrëma e që shkaktoi bujë në Maqedoni e më gjerë.
Theksohet se e tërë klinika është në pronësi të mjekut me të njëjtin emër Zhan Mitrev, për të cilin IRL-ja thotë se “është një akademik i rremë dhe shumica e njohjeve me të cilat ai mburret mund të blihen për para”.
Lidhur me viktimat, familjarët tregojnë se teksa po trajtoheshin në këtë klinikë, kanë treguar për faturat mijëra euroshe të paguara.
“Ndihem e gënjyer e manipuluar. Jeta më është shkatërruar”, thotë e veja e pacientit Nikola Brezev, që vdiq në moshën 61-vjeçare. “Në sektorin privat dihet vetëm se kush paguan, nuk dihet as kush ha, e as kush pi”.
Vitin e shkuar, kur pandemia në Maqedoninë e Veriut ishte në kulm, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftoi se 14 pacientë me COVID-19 kishin vdekur në këtë klinikë për një muaj. Kjo kishte nxitur reagimin e klinikës.
Po ashtu, më 2020 mjekë kosovarë kishin reaguar në lidhje me një “formulë shërimi” e prezantuar nga mjeku Mitrev, për zemrën dhe kancerin. /koha.net.
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa