Maqedonia
Maqedoni: Kërcënimet me bomba janë bërë përditshmëri
100 ditët e kaluara në Maqedoninë e Veriut janë karakterizuar me paralajmërime pothuajse të përditshme për bomba.
Teksa kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga kërcënmi i i parë për bombë në Maqedoninë e Veriut ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend assesi të zbulojnë se ku është burimi i këtyre kërcënimeve.
Deri tani më shumë se 300 lokacione në vend kanë qenë objekt i kërcënimit për bomba të vendosura kurse MPB-ja ka arritur të zbardhë vetëm 4 raste, ndërkaq janë ngritur vetëm 3 padi penale, edhe atë për një të mitur nga Shkupi që ka pranuar fajin, për një të mitur tjetër nga Kavadari si dhe një person nga Tetova, shkruan alsat, përcjell albinfo.ch. Nga ministria e brendshme potencojnë se bëhet fjalë për raste të komplikuara.
“Më duhet të them që bëhet fjalë për raste komplekse për zbardhje, gjithçka varet nga ajo se sa të dhëna mund të merren nga kërcënimet konkrete, ku kemi IP adresë, ku kemi person konkret si dhe të dhëna për atë apo bëhet fjalë për rrjet VPN, që do të thotë rrjet privat virtual” 2:26 këtu realisht është vështirë që të gjendet autori i veprës penale”, tha Suzana Pranjiq Talevska nga ministria për Punë të Brendshme.
Më shumë se 20 kërcënime, në më shumë se 300 lokacione, vetëm 4 raste janë zbardhur, a mund të thuhet se Ministria për Punë të Brendshme nuk e ka teknologjinë përkatëse apo njerëzit për të hetuar këto raste?
“A mund të thuhet që strukturat e sigurisë në Bashkimin Evropian, në partnerët tanë të NATO-s, në botë, nuk kanë kapacitet të përballen me këto raste? Pra siç thashë, gjithkund ku ekziston IP-adresë e vlefshme, ku mundet të vijmë deri te kryerësi i veprës, ndërmerren masat e nevojshme. Megjithatë, ky lloj i kërcënimeve, sidomos kur bëhet fjalë për rrjete private virtuale, realisht janë raste që vështirë zbardhen, vështirë vihet deri te autori” , shtoi ajo.
Por përderisa MPB-ja assesi të zbulojë autorët, nxënësit rrezikojnë që edhe pjesën më të madhe të këtij gjysmëvjetori ta humbin për shkak të kërcënimeve, analiza e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme ka treguar që në gjysmëvjetorin e parë gjithsej 10 javë akademike kanë qenë të ndikuara nga kërcënimet për bomba
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













