Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Rritet numri i personave me depresion
Shoqëria jonë po bie në depresion dhe për këtë kanë ndikuar ngjarjet e viteve të fundit, si pandemia, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe alarmet e shpeshta për bomba në disa objekte. Vetëm gjatë tre vjetëve të fundit që nga koha kur nisi Covid-19, më shumë se 42 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shëndetin e tyre mendor. Gjatë vitit 2022 ky numër arrin në rreth 14 mijë, rreth 2 mijë me shumë se në vitin e kaluar. Megjithatë, mjekët dyshojnë se numri i personave që kanë ngarkesë psikike është shumë më i lartë, por thonë se në vendin tonë ende ekziston paragjykimi se nëse viziton psikiatrin, je i çmendur. Psikiatri Kadri Haxhi Hamza thotë se ky perceptim ka filluar të ndryshojë paksa tek gjeneratat më të reja.
“Kur paraqiten problemet e natyrës, kur personi nuk dëshiron të komunikojë, nuk dëshiron të shkojë në punë, nuk do që të shkojë në shkollë, çdo gjë i duket e rëndë, unë shpesh them me studentët e mi, kur t’ ju vijë situata që të mbuloheni me jorgan dhe thoni “ jo unë më nuk jam këtu, kjo nuk është realiteti im, po është ëndërr”, atëherë është koha t’i drejtoheni profesionistit, sepse ajo është shenja e parë e depresionit. Domethënë, njeriu e humb lezetin e jetës, nuk do që të jetojë, nuk ndjen kënaqësi në jetë”, tha Kadri Haxhi Hamza, psikiatër.
Një gjendje e tillë e shëndetit mendor po rrezikon edhe familjen, thotë sociologu Ilija Acevski. Sipas tij, me të rrezikuara janë familjet që janë të shqetësuara për mbijetesë dhe këtu, siç thotë, duhet të ndërhyjnë sa më shpejt institucionet që kjo situatë të tejkalohet.
“Veçanërisht numri i atyre që luftojnë për mbijetesë, ata jo vetëm që janë në depresion, ata kanë një revoltë brenda vetes se si të dalin nga ajo situatë. Rritet numri i ndarjeve, ulet numri i kurorëzimeve, përqindja e dhunës rritet dhe jo vetëm në shkolla. Çdo ditë dëgjojmë lajme se dikush ka sulmuar dikë. Të krijohet një atmosferë pozitive. Këtu luanë rol edhe mediat të mos ngarkohen vazhdimisht me informacione negative, të trajtojnë tema më të gëzueshme. Çdo i dyti tashmë vuan nga një lloj depresioni. Pastaj dhuna hibride që ndodh kohët e fundit, gjithashtu ndikon”, u shpreh Ilija Acevski- sociolog.
Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa. Ndërsa vetëm gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti janë pranuar 521 raportime për divorce./Alsat.mk
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë shtëpinë e Kosovës Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, dje në Prishtinë është mbajtur...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?