Maqedonia
Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Xhaferi dhe kryeministri Kovaçevski nesër japin dorëheqje
Referuar “Marrëveshjes së Përzhinos”, të arritur në qershor të vitit 2015, për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend, qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare zgjidhet një qeveri teknike, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të japin dorëheqje, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen më 8 maj të këtij viti, raporton Anadolu.
Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Xhaferi në një deklaratë për media pas takimit të sotëm me gazetarët.
Sipas “Marrëveshjes së Përzhinos”, të arritur në qershor të vitit 2015, për zgjidhjen e krizës së atëhershme politike në vend, qeveria e rregullt jep dorëheqje dhe 100 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare zgjidhet një qeveri teknike.
Pikat e “Marrëveshjes së Përzhinos” janë pjesë e Ligjit për Qeveri, ku ndër të tjera janë paraparë disa funksione ministrore dhe zv.ministrore për opozitën.
Në dhjetor të vitit 2023, liderët politikë në Maqedoninë e Veriut ranë dakord për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është rënë dakord të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj 2024.
Në deklaratën për media, Xhaferi tha se duke marrë parasysh specifikën e zgjedhjes së qeverisë teknike, si produkt i “Marrëveshjes së Përzhinos”, afatet për zgjedhjen e qeverisë së re janë shkurtuar dhe nuk janë si afatet e rregullta për zgjedhje të qeverisë.
“Paraprakisht, në koordinim dhe në marrëveshje me kryeministrin, kemi pasur një takim të mëparshëm dhe kemi përcaktuar afatet bazike. Pra, duke marrë parasysh detyrimet që mbarojnë sot në lidhje me konferencën ndërkombëtare që mbahet në vendin tonë, ramë dakord që afatet të fillojë nesër për dorëheqje dhe për hapjen e rrugës për mbajtjen e seancës për konstatimin e dorëheqjeve, që nënkupton ndërprerjen e funksioneve të qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit”, tha Xhaferi.
Ai sqaroi se pas dorëheqjes së kryeministrit aktual, Kovaçevski, presidenti i shtetit duhet të njoftohet se qeveria është në dorëheqje.
Xhaferi tha se të premten Kuvendi duhet të konfirmojë dorëheqjen e qeverisë dhe pret që presidenti i vendit në të njëjtën ditë ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes mes partnerëve qeveritarë LSDM dhe BDI, 100 ditët e fundit kryeministri duhet të jetë nga radhët e BDI-së. Kjo parti ka marrë vendim që për mandatar të qeverisë teknike të propozojë pikërisht kryetarin aktual të Kuvendit, Xhaferi, i cili për këtë shkak duhet të japë dorëheqje nga posti aktual.
“Këto afate do të fillojnë nesër, më datë 25, me dorëheqjet, do të vazhdojnë në seancën e radhës në datën 26 me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, caktimin e një mandatаri, supozoj në datën 26 nga presidenti i shtetit. Paraqitja e propozim-programit dhe propozim-përbërjes së qeverisë më 27 në Kuvend dhe me këtë hapet rruga që më 28 të thirret seanca e re në të cilën do të zgjidhej qeveria teknike”, tha Xhaferi.
I pyetur për përbërjen e qeverisë së re, përkatësisht për pjesëmarrjen e opozitës në qeverinë teknike, Xhaferi shkurt u shpreh se, “Qeveria do të jetë konform kushtetutës dhe ligjit”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












