Maqedonia
Maqedoni: Abetarja e unifikuar në duart e nxënësve shqiptarë
Nxënësit shqiptarë të klasave të para, sot për herë të parë e kanë pranuar abetaren e unifikuar shqipe, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Shpërndarja e abetares u bë nga përfaqësuesit e VLEN-it në pushtetin qendror dhe lokal në më shumë shkolla të vendit. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.
“Sot, bashkë me arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, bëjmë përurimin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë. Kjo abetare shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona për të mbrojtur trungun tonë identitar në erën e globalizimit dhe internetit. Në aspektin etno- kulturor, mund të thuhet se ajo e vulos përkatësinë tonë, ndërsa në aspektin praktik, abetarja e unifikuar paraqet një udhërrëfyes shumë të rëndësishëm, në mos esencial, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës standarde dhe të unifikuar shqipe në dekadat që vijojnë përpara nesh”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.
Aktivitet të ngjashëm kishte edhe në Tetovë. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se abetarja do të shpërndahet në të gjitha shkollat.
“Për momentin është shpërndarë dhe do të shpërndahet nga gjitha shkollat. Një informatë që të gjithë këto libra kanë qenë të deponuara në institutin e trashëgimisë kulturore dhe kanë qëndruar aty. Me ardhjen tonë në pushtet, këto libra shpërndahen tek nxënësit dhe do të jenë në dorë të nxënësve. Do të jetë vendimi i arsimtarëve se si do të shfrytëzohen ato. Unë besoj se edher arsimtarët edhe nxënësit mezi kanë pritur që të kenë këtë abetare në duart e tyre dhe unë besoj se ajo do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
Abetarja e unifikuar shqipe është një çështje që është diskutuar tashmë një kohë të gjatë, por shpërndarja e saj bëhet për herë të parë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













