Maqedonia
Maqedoni: 3656 raste aktive me COVID-19, 500 viktima
Tre pacientë vdiqën dje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje shkon në 500.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.656.
Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 48 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik. Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë, ndër ta tre fëmijë pozitivë në virus, si dhe shtatë pacientë të dyshimtë.
Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë të hospitalizuar 95 pacientë. Në makinë respiratorë kanë qenë katër pacientë.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 26, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 50 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 114 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, gjatë ditës së djeshme njoftoi se deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me Covid-19. Plazmë të gjakut, theksoi ai, mund të dhurojë personi, i cili është shëruar nga koronavirusi.
“Le të jemi humanë dhe t’u ndihmojmë pacientëve, të cilët akoma po luftojnë me këtë virus të paparashikueshëm. Ta tregojmë kujdesin tonë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë të njerëzve. Bëj thirrje për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti ynë dhe shëndeti i më të afërmve tanë!”, shkroi Filipçe.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













