Kosova
Manipulim industrial i votave në Prizren: Një kandidati i janë shtuar 4 mijë vota
Kandidati i PDK-së Fetah Paçarizi është kampion për kah votat. Atij i janë përshkruar rrejshëm mbi 4000 vota
Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari të kandidatëve të PDK-së. Kampion është kandidati për deputet i kësaj partie, Fetah Paçarizi, të cilit i është përshkruar rrejshëm gati gjysma e votës së PDK-së së administruar deri tash
Vjedhje industriale votash brenda llojit gjatë numërimit në Prizren, ka shpërfaqur procesi i rinumërimit të shtunën. Devijimet më të mëdha janë evidentuar te kandidatët e Partisë Demokratike, e cila udhëheq me këtë komunë, shkruan koha.net.
Pas rinumërimit të gati gjysmës së kutive të votimit, rezulton se kandidati i PDK-së Fetah Paçarizi është kampion për kah votat që ka përfituar nëpërmjet abuzimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Aty, gati gjysma e votës së kësaj partie i është përshkruar rrejshëm këtij kandidati për deputet. Nga 9,682 vota që i janë rinumëruar në këtë komunë PDK-së, rezulton se 3,926 i janë paraqitur rrejshëm Paçarizit.
Kandidatë të tjerë për llogari të të cilëve është vjedhur në Prizren, janë edhe eksponentë të PDK-së. Deputetit veteran Nait Hasani i janë përshkruar 2,156 vota më shumë, ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, 1,518 vota, Arianit Çollakut 1,401, kandidates Luljeta Veselaj Gutaj 1,251 më shumë, ish-deputetit Fadil Demaku 861, ish-kryediplomatit Enver Hoxhaj 855 vota, e deputetit senior, Xhavit Haliti, 582 vota më shumë.
Pas PDK-së, devijimi më i madh i votës është evidentuar te kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike. Nga 3,870 votat e kësaj partie që janë rinumëruar, rezulton se më së shumti ka përfituar kandidati Xhavit Uka, të cilit i janë përshkruar rrejshëm 972 vota, pasuar nga Driton Selmanaj të cilit i janë paraqitur 732 vota përtej atyre reale.
E, Lëvizjes Vetëvendosjes i janë rinumëruar 20,984 vota, ndërsa devijimi më i madh është te kandidati Arbër Rexhaj, të cilit në Prizren i janë përshkruar rrejshëm 436 vota, pasuar nga kandidatja Rea Krasniqi, së cilës i janë paraqitur 407 vota më shumë.
Rinumërimi ka zbuluar edhe viktimat e vjedhjes së bërë në qendrat komunale të numërimit.
Në nivel Kosove, 20 kandidatët që më së shumti janë prekur nga vjedhja brenda llojit, janë të Partisë Demokratike.
Viktimë më e madhe është nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, të cilit nuk i janë paraqitur 522 vota, pasuar nga Arian Tahiri, Përparim Gruda, Vlora Çitaku, Jehona Loxhaj, Eman Rrahmani, Mërgim Lushtaku, Abelard Tahiri, Arben Mustafa e Sala Jashari.
Bazuar në rinumërimin e deritashëm, në partitë e tjera, viktimave të vjedhjes në Qendrat Komunale të Numërimit nuk u janë hequr më shumë se 100 vota.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











