Koronavirusi: çast pas çasti

Mali i Zi pa asnjë rast të ri me koronavirus

Mali i Zi për disa ditë më radhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me pandeminë e koronavirusit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me koronavirus, përcjell Albinfo.ch