Shqipëria
Makina futet në oborr, lë të vdekur 23-vjeçaren shqiptare
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 31 gushtit në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti – krejtësisht të pazakonshëm – automobilistik, një 23-vjeçare ka gjetur vdekjen, përcjell albinfo.ch.
Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kur shtetasi D.T., gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke hyrë në oborrin e një banese.
Pikërisht aty gjendej shtetasja M.S., 23-vjeçare, e cila u përplas nga mjeti në oborrin e shtëpisë së saj.
Ajo mori dëmtime të shumta dhe u dërgua drejt spitalit, ku më pas ndërroi edhe jetë.
Një grup i posaçëm hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












