Lajme
Majko: Regjistrimi i diasporës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, akt patriotik
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Në takim u diskutua për procesin e regjistrimit të diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe u theksua rëndësia që ka përfshirja sa më e madhe e saj në këtë proces. Zv.kryeministri Grubi u shpreh se kush më mirë se ministri Majko mund të luajë një rol kyç për të ndihmuar në regjistrimin e mërgatës së Maqedonisë se Veriut, duke sjellë në vëmendje gjithashtu kontributin e ministrit Majko gjatë luftës së Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë të takohem me mikun tim, ministrin Pandeli Majko. Të gjithë e kujtojnë kontributin e tij në Kosovë. Jam këtu sepse mendoj se zoti Majko ka rolin kyç për të ndihmuar në regjistrimin e mërgatës sonë. Ky proces regjistrimi është jetik në Maqedoninë e Veriut, sepse të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut varet nga përqindja në të cilën ato janë të regjistruar në Censusin. Pas rreth 20 vjetëve kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar regjistrimin e popullsisë, në vitin 2021 kemi qenë 25.7 për qind, ndërsa tani do të varet nga puna që ne do ta bëjmë bashkërisht për të nxitur mërgatën tonë që të regjistrohen përmes aplikimit online, proces që merr vetëm pak minuta kohë. Zoti Majko nuk heziton asnjëherë të na ndihmojë dhe të japë kontributin e tij dhe e falënderoj shumë”, u shpreh zv.kryeministri Grubi, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa, ministri Pandeli Majko në thirrjen e tij drejtuar Diasporës, vuri theksin te rëndësia e këtij procesi, një proces që do t’u japë mundësi shqiptarëve në Maqedoni të përdorin gjuhën dhe flamurin e tyre kombëtar.
“Ka 24 orë që fushata elektorale është gjysmë e pezulluar, sepse të gjithë faktorët politikë në Shqipëri janë të orientuar nga bashkimi dhe thirrja e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për regjistrim. Ky nuk është një proces burokratik. Shqiptarët janë një popull i refuzuar, një popull që i janë refuzuar të drejtat, i është refuzuar edhe numërimi. Numërimi për shqiptarët nuk është një proces burokratik, por është një proces që ka të bëjë me të drejtat, në shtetin e tretë që ka më shumë shqiptarë në trojet e veta etnike, Maqedonia e Veriut. Maqedonisë së Veriut nuk i vjen asnjë rrezik nga regjistrimi real i shqiptarëve, por e bën Maqedoninë e Veriut shtet me të vërtetë”, tha Majko.
“Në Maqedoninë e Veriut shqiptarëve deri vonë u është refuzuar numërimi. E theksoj numërimi nuk është proces burokratik, është një proces i cili ka të bëjë me të drejtën. Në qoftë se në një hapësirë administrative më shumë se 20 për qind e popullsisë së regjistruar është shqiptare, atëherë i jepet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, zyrës zyrtare. Në qoftë se nga numërimi, i cili nuk është burokratik, numërohen më shumë se sa 50 për qind e shqiptarëve në një hapësirë të caktuar, shqiptarëve u jepet e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar”, vijoi ai.
“Ky nuk është një numërim thjesht matematikor, ky është një numërim që i bën shqiptarët kudo që janë, që me anë të regjistrimit do i japin të drejtën e përdorimit të gjuhës dhe flamurit shqiptarëve, ndaj ashtu siç thoshte Çajupi i madh “Shqiptar mos rri po duku”. Kam vetëm një thirrje: Ju lutem, ju lutem të qenit shqiptar, të numëruarit si shqiptar nuk është një proces burokratik, por është një akt i madh patriotik”, u shpreh ministri Majko.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












