Kosova
Madagaskari njeh Kosovën
Pacolli ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris
Kosovës i ka ardhur sot një njohje e re. Shteti ishulli Afrikës Juglindore, Madagaskari ka njohur Kosovën, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Urime Kosove, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskarit”, ka shkruar kryediplomati i Kosovës në një postim të tij në Facebook.
Pacolli ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris, shkruan koha.net.
Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e tyre të dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve si edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike për t’i hapur rrugë përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasadorësh në mes dy vendeve respektive.
Madagaskari është një shtet i madh ishull në brigjet juglindore të kontinentit të Afrikës me 24.89 milionë banorë. Kryeqytet ka Tananariven.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












