Maqedonia
Maas: Greqia të miratojë Marrëveshjen e Prespës
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë përmes një deklarate ka shprehur shpresën e tij se Greqia do të japë pëlqimin për Marrëveshjen e Prespës dhe se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës është shumë afër. Unë pres që Parlamenti grek të japë pëlqimin për Marrëveshjen dhe se Maqedonia e Veriut së shpejti të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Mosmarrëveshja për emrin midis Shkupit dhe Athinës zgjati 27 vjet. Përgjegjësit, në radhë të parë, kryeministrat Tsipras dhe Zaev kanë bërë përpjekje të mëdha që ky konflikt më në fund të zgjidhet. Ata dhanë një shembull inkurajues se puna e vazhdueshme me fakte dhe e qëndrueshme me kurajë politike në diplomaci mund të çojë në sukses. Kjo dërgon një sinjal inkurajues për gjithë rajonin, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman në një deklaratë për Deutsche Welle, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja