Kosova
Lutfi Dervishi, 7 vjet e gjysmë burg për trafikim dhe krim të organizuar
Dervishi ishte dënuar edhe më parë, por rasti u kthye në rigjykim nga Supremja, kurse djali i tij, Arban Dervishi, është ende në arrati
Lutfi Dervishi është shpallur fajtor për dy akuzat, trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar në rastin “Medicus”. Urologu Dervishi është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë.
Pas shpalljes së vendimit, kanë reaguar familjarët e tij, të cilët policia i ka nxjerrë jashtë sallës. Edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Sokol Hajdini, është shpallur fajtor për veprën penale shkaktim i lëndimit të rëndë trupor dhe është dënuar me 1 vit burgim. Dervishi ishte dënuar edhe më parë, por rasti u kthye në rigjykim nga Supremja, kurse djali i tij, Arban Dervishi, është ende në arrati.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











