Lajme
“Luftë” mes kompanive për shitjen e maskave në Zvicër
Në Zvicër, shitësit e kompanive Lidl dhe Aldi po përpiqen të tejkalojnë njëri-tjetrin me çmime të ulta që ata kërkojnë për maskat e fytyrës FFP2, të cilat besohet se ofrojnë më shumë mbrojtje sesa modelet konvencionale, transmeton albinfo.ch.
Aldi tha se do të shiste 50 copë për 29,90 franga dhe një paketë prej 10 për 7,99. Kjo i bën rreth 60 cent një copë.
Sidoqoftë, Lidl njoftoi menjëherë uljet e veta të çmimeve, duke ofruar maska për 59 cent, pavarësisht nga madhësia e paketimit.
Për krahasim, Migros, Coop dhe Denner shesin maska FFP2 mesatarisht për 89 cent.
Lidl dhe Aldi thanë se ata synojnë të mbajnë çmimet e maskave më të ulëta, për shkak të pandmeisë dhe krizës ekonomike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












