E-Diaspora
LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri, shpall konkurs letrar për prozë dhe poezi
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” fton të marrin pjesë në një konkurs të gjithë krijuesit e prozës dhe poezisë me banim në Austri. Konkursi është i mbështetur nga Ministria e Diasporës. Për fituesit do të këtë edhe çmime.
“Për herë të dytë po arrijmë të hapim konkursin letrar në Austri, edhe atë kësaj radhe me ndihmën e Ministrisë së Diasporës së Kosovës, e cila me një donacion tashmë të njohur për ju, na siguroi realizimin e këtij projekti për këtë vit”, thuhet në njoftimin e LSHKSHA-së, transmeton “albinfo.ch”.
Konkursi është i hapur deri më datën 31 tetor të këtij viti.
“…luteni, sipas dëshirës dhe mundësive tuaja, të dërgoni krijimet e juaja (prozë dhe poezi), sipas kushteve dhe afatit të dhënë në shpallje. Gjithashtu luteni që këtë shpallje ta përcillni tek ata që merren me shkrime (me banim në Austri) dhe kanë dëshirë të konkurrojnë. Sa më shumë që konkurrojnë, aq më mirë, dhe të gjithë jemi aq më afër qëllimit që të rritet konkurrenca dhe niveli i krijimeve tona”, shkruhet tutje në njoftim.
Shpallja e fituesve bëhet më 110.11.2017. Ndarja e çmimeve dhe leximi i krijimeve do të bëhet me 28.11. 2017, në orën letrare me rastin e Festës së Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Vjenë, në Austri.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja