Lajme
Lozanë: “Luanesha” e supozuar duket të jetë një qen endacak
Sipas veterinarit, gjurmët nuk përputhen me ato të luaneshës ose të ndonjë kafshe tjetër të familjes së maceve të egra, por me gjurmët e një qeni endacak
Policia e Vaud-it i ka dhënë fund kërkimit për një luaneshë të supozuar, në zonën e Lozanës. Shërbimet e urgjencës kanë analizuar gjurmët, por nuk mundën ta identifikonin kafshën, thotë policia, transmeton albinfo.ch.
Veterinari i kantonit, mbrojtësit e kafshëve të egra dhe policia kanë gjetur gjurmë putrash pranë vendit ku thuhet se ka qëndruar kafsha e raportuar. Sipas veterinarit kantonal, këto gjurmë nuk përputheshin me ato të luaneshës ose të ndonjë kafshe tjetër të familjes së maceve të egra, por me gjurmët një qeni endacak.
Një grua kishte raportuar të enjten se kishte parë një luaneshë në kopshtin e saj. Raporti shkaktoi një operacion në shkallë të gjerë nga policia.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, Policia Kantonale e Vaudit kishte paralajmëruar të enjten pasdite për një luaneshë që thuhet të jetë parë në komunën Epalinges VD pranë Lozanës. Policia kontrolloi të gjithë rajonin së bashku me rojtarët e shtazëve të egra, veterinarët kantonalë dhe madje edhe me mbështetjen e ushtrisë. Pa sukses. Ajo që duhet thënë me këtë rast: këtu nuk kemi të bëjmë me një shaka të 1 prillit!
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë