Bota
“Low cost”, edhe në linjat e trenave
Është pikërisht në Gjermani në vitin 2019 që u krijua eksperienca e parë e trenave ‘low-cost’
Pas suksesit të madh të korrur duke sjellë në fushën e transportit autobusët me kosto të ulët, tashmë Flixbus është transformuar në Flixmobility, duke krijuar një divizion të ri të kushtuar trenave.
Për momentin Flixtrain është testuar vetëm në Gjermani, aty ku edhe ka lindur si kompani, por ideja është përhapja e saj në gjithë Evropën, duke filluar nga Suedia dhe Franca.
Është pikërisht në Gjermani në vitin 2019 që u krijua eksperienca e parë e trenave ‘low-cost’. Në shumë pak kohë Flixtrain arriti të numëronte rreth 1 milion pasagjerë me të njëjtën formulë të përdorur për autobusët: bileta që fillonin nga 10 euro për linja që kalonin nga Stuttgart në Berlin apo nga Koln në Hamburg, duke lidhur kështu edhe qytezat e vogla të ndërmjetme, transmeton Scan.
Në vitin 2020 është parashikuar linja e re që kalon nga Stuttgart në Hamburg, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht kompania operon me mjete lehtësisht të rinovuara të Deutsche Bahn (Transporti Kombëtar Gjerman), ndërkohë që planet për ekspansionin e së ardhmes do të përfshijnë mjete dhe vagonë tërësisht të rinovuar ose të rinj.
Objektivi i radhës i shoqërisë është pikërisht Suedia: trenat do jenë operacional duke filluar nga viti 2020 në rrugët e Stokholm-Malmo dhe Stokholm-Goteborg, duke siguruar cilësi dhe një alternativë për të gjitha llojet e buxheteve.
Sa i përket Francës, projekti nuk parashikohet të realizohet përpara vitit 2021, derisa pikërisht tregu hekurudhor të jetë liberalizuar. Flixtrain që ka bërë zyrtare synimet e tij pikërisht këtë vit pret tashmë kompanitë e ndryshme të interesuara të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre për bashkëpunim gjatë vitit 2020. Sipas agjencisë “FerPress”, linjat e parashikuara mund të jenë Paris-Bercy-Nice, Paris-Bercy-Toulouse dhe mbase Paris-Bruksel.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?