CH-Ballkani
Londra bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles
Mbretëria e Bashkuar po bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles.
Monarku dhe bashkëshortja e tij, Kamila, do të udhëtojnë për ceremoninë në Westminster Abbey me një karrocë moderne, e cila do të tërhiqet nga kuajt.
Ata do të udhëtojnë me karrocën Diamond Jubilee State Coach, e përdorur për herë të parë në vitin 2014, dhe do të kthehen me Gold State Coach të përdorur në çdo kurorëzim që nga vitet 1830.
Ato janë të mbuluara nga ari dhe qelqi, në thelb janë kurora mbi rrota.
Karroca Diamond, e cila peshon 3 tonë, duket tradicionale, por në fakt është shumë moderne, me ajër të kondicionuar dhe dritare elektrike.
Gold State Coach është karroca e dytë, peshon 4 tonë, është e bërë prej druri dhe ari. Ajo është ndërtuar në vitin 1762.
Pjesa e brendshme vishet me copëza satini dhe velvet. Maja e karrocës ka simbole që përfaqësojnë Anglinë, Skocinë dhe Irlandën. Në të dyja anët e saj janë skulpturat e Tritonit – djali i sundimtarit të deteve Poseidon. Jashtë saj ka piktura të perëndive dhe perëndeshave romake.
Kortezhi i karrocave do të jetë një nga pamjet me spektakulare të kurorëzimit më 6 maj. Gjatë ceremonisë vëmendja do të jetë edhe tek unaza, shpata simbolike dhe Kurora e Shën Eduardit, që do të bëhen pjesë e mbretit Charles./Euronews
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











