Lajme
Londër: 22-vjeçari shqiptar mbeti i vrarë me thikë gjatë një sherri
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër
Raportohet se një 22-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë me thikë gjatë një sherri të ndodhur në rrugë, në veri të Londrës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e shkuar. Kështu, siç raportojnë mediat britanike, ai është identifikuar si E. H., përcjell albinfo.ch.
Vrasja ndodhi në Berkshire Gardens në Palmers Green, Enfield, rreth orës 23:50 të 11 korrikut. I riu shqiptar u godit me thikë pas një sherri të ndodhur mes disa personave, për shkaqe momentalisht të panjohura.
Një zëdhënës i policisë londineze tha se familjarëve të 22-vjeçarit po u ofrohej mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet arrestuan një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, megjithatë ai u la në liri me kusht.

E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












