Koronavirusi: çast pas çasti
Lombardia e Italisë fillon me orën policore
Lombardia regjistriuar 1687 infektime të reja të hënën, shifra më e lartë ditore mes 20 rajoneve të Italisë
Autoritetet në Lombardi të Italisë kanë dhënë dritën e gjelbër për të vendosur një ndalimqarkullimi ndërkohë që rajoni po përballet me një rritje të shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19.
Ndalimi i qarkullimit do të nisë nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe pritet të hyjë në fuqi nga e enjtja. Dyqanet e mesme dhe të mëdha do të mbyllen në fundjava. Masat në Lombardi, ku infektimet me koronavirus po rriten sërish pasi rajoni u godit rëndë në valën e parë të pandemisë, janë kërkuar pasi ekspertët thanë se shtrimet në repartet e kujdesit intensiv mund të shkonin në mbi 600 deri në fund të muajit, nga 113 që janë aktualisht.
Një spital Covid-i në një qendër konferencash në Milano, ku rastet po rriten shpejt, është rihapur tani. Lombardia regjistriuar 1687 infektime të reja të hënën, shifra më e lartë ditore mes 20 rajoneve të Italisë. Kampanja, në jug renditej pas saj me 1593 infektime.
Rastet në të gjithë Italinë ranë nën 10 mijë të hënën, sidoqoftë, thuajse 50 mijë testime më pak u kryen krahasuar me një ditë më parë. Por në kushtet kur raportohen rreth 10 mijë infektime në ditë, ekspertët thonë se vështirë se mund të funksionojë edhe sistemi i gjurmimit të kontakteve.
Kryeministri Giuseppe Conte ndërkohë ka thënë se dozat e para të vaksinës antiCovid do të jenë të disponueshme në vend në fillim të dhjetorit.
“Nëse faza e fundit e testimit të vaksinës së Oxford-it do të përfundojë javët e ardhshme, atëherë do të kemi vaksinën në fillim të dhjetorit”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














