Kosova
Limaj: Demarkacioni zgjidhet me negociata me Malin e Zi
Ai ka propozuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiakë dhe miqtë ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjendet konsensusi për këtë temë
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është shprehur optimist se do të gjendet një zgjidhje e duhur për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton albinfo.ch.
Ai ka propozuar që palët të ulen një tryezë diskutimi me zyrtarët e Malit të Zi për të gjetur një zgjidhje.
Deri tash zyrtarët e lartë shtetërorë të Malit të Zi kanë thënë se për ta çështja e demarkacionit ka përfunduar. Por, kështu nuk mendon kreu i partisë Nisma për Kosovën.
“Nuk kam dilemë se do të ketë zgjidhje. Më të vështira kanë qenë negociatat për Kosovën e pavarur, sesa zgjidhja e këtij problemi”, ka thënë Limaj në një intervistë për televizionin publik të Kosovës. Ai po ashtu ka propozuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiakë dhe miqtë ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjendet konsensusi për këtë temë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











