Kosova
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundoi dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë tona jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
2778 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, falas për vitin shkollor 2023-2024 në diasporë janë nisur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në 14 shtete të botës, si: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër etj.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 fizik dhe #digjital, (paketë që përfshin edhe Fletoren e punës etj.), është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të #Gjuhës #Shqipe dhe të #Kulturës #shqiptare në #diasporë e në #mërgatë, miratuar nga #MAS, #Shqipëri, dhe #MASHT, #Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Përveç teksteve të dërguara, #QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme #falas online në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Austri
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në...
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë
-
Pse Austria nuk është në NATO?