Lajme
Lehtësira për shqiptarët e Luginës në Zvicër që duan të vizitojnë Kosovën
Shqiptarët e Luginës nga Zvicra mund të vijnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim
Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Konfederatën Zvicerane do të mund të shkojnë në Kosovë me vetëm letërnjoftim ose Leje-qëndrimin e vlefshëm biometrik të lëshuar nga shtetet anëtare të BE-së apo shtetet anëtare të Zonës Schengen.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, përcjell albinfo.ch.
“Posedimi i këtyre dokumenteve do të mjaftoj për të kaluar transit apo për të qëndruar deri në 90 ditë në territorin e Republikës së Kosovës. Vështirësi të tilla për udhëtim nuk do të paraqiten më as nga aeroporti i Cyrihut apo aeroporte të tjera në Konfederatën e Zvicrës”, ka shkruar ajo.
Në mungesë të letërnjoftimeve të lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe për shkak të fshirjes së adresave të tyre nga autoritetet serbe, deri më sot shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Konfederatën Zvicerane janë privuar të udhëtojnë drejt Luginës përmes Republikës së Kosovës.
“Në vijim të deklaratës së përbashkët me Ministrinë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mbi problematikën e pasivizimt të adresave të shqiptarëve në Luginë, ri-përsëris nevojën për reagimin e menjëhershëm për shkeljet e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. Kjo praktikë shtetërore që po zbatohet në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme përbën një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve atje. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të mbesin më në heshtje, dhe qëndrojmë pranë bashkëkombësve tanë atje”.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












