Kosova
Lë Zvicrën për Kosovën, historia e Andreas Wormser
Andreas tregon se ardhja e tij në Kosovë ishte pritur me habi nga familja
Ndryshe nga shumë kosovarë, që zgjedhin ta lënë vendin për një jetë më të mirë në Perëndim, Andreas Wormser ka lënë Zvicrën për Kosovën.
Për herë të parë ai erdhi në vitin 1999 dhe shërbeu pesë vjet si atashe i shtetit zviceran, duke ndihmuar kthimin e refugjatëve, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Por, më 2008 ai vendosi të jetojë në qytetin e Graçanicës, ku hapi edhe një biznes me qëllim që të sjellë sa më shumë turistë.
Andreas tregon se ardhja e tij në Kosovë ishte pritur me habi nga familja. Megjithatë, ai i konsideron punëtorët si familje të dytë, të cilët i përkasin tri nacionaliteteve.
Përveç Andreas, në Kosovë jetojnë 2322 shtetas të huaj, prej tyre 2191 me leje qëndrim të përkohshëm dhe 131 me leje qëndrim të përhershëm.
Vetëm gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti, 166 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











