Kosova
LB: Punësime militantësh në Telekom
Për gjendjen në Telekomin e Kosovës përmes një deklarate për media ka reaguar edhe Lëvizja për Bashkim.
Kjo parti thotë se çdo qeveri që nga paslufta qasjen ndaj këtij operatori të rëndësishëm ekonomik të Kosovës e kanë krejtësisht të gabuar, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria Telekomin e sheh dhe e trajton vetëm si ndërmarrje që i shërben krijimit të klientelës politike e në dëm të afarizmit ekonomik. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe punësimi i mbi 100 militantëve partiakë, në kohën kur vet qeveria po thotë se kjo ndërmarrje edhe ashtu është stërngarkuar me punëtorë dhe në kohën kur qeveria flet për ulje të pagave në këtë ndërmarrje. Në gjendje të njëjtë janë edhe KEK-u, Trepça, Posta, TRAINKOS-i, etj.! Në të gjitha ndërmarrjet publike qasja ka qenë e njëjtë! Që nga përzgjedhja e bordeve me militantë partiakë e pa kriter profesional e deri te punësimet kryekëput familjare e partiake!”, theksohet në reagim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











