Lajme
LAPSH – Konkurs pune për mësimdhënës
NJOFTIM PËR APLIKIM për vitin shkollor 2022/2023
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall NJOFTIM PËR APLIKIM për mësimdhënës-e në pikat shkollore Rebstein, Oberriet, Buchs SG, Sevelen, Trübach, Flums dhe Mels .
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
- të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
- të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji )
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.
Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike:
[email protected] Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.
Buchs, 15 Gusht 2022
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG
Mehmetali Sherifi – kryetar i Kryesisë kantonale
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












