Lajme
Lancy rrit ndjeshëm tarifat e çerdheve, prindërit reagojnë me peticion
Vendimi i komunës së Lancy-t për të rritur ndjeshëm tarifat e çerdheve publike ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qindra prindër. Nga janari i vitit të ardhshëm, disa familje do të paguajnë deri në 3,625 franga zvicerane në muaj për një fëmijë, ndërsa të martën është dorëzuar një peticion kundër reformës së re tarifore.
Sipas mediave zvicerane, për disa familje kostoja e kujdesit për fëmijët do të rritet me më shumë se 80 për qind.
Fillimisht, të gjitha familjet, pavarësisht të ardhurave, do të përballen me një rritje prej 4 për qind të tarifave. Sipas komunës, kjo rritje synon të financojë zgjerimin e kapaciteteve dhe shtimin e vendeve në çerdhet publike.
Përveç kësaj, komuna ka ndryshuar edhe kufirin maksimal të skemës tarifore. Deri tani, familjet me të ardhura vjetore mbi 178 mijë franga paguanin të njëjtën tarifë maksimale. Me rregullat e reja, tarifat do të vazhdojnë të rriten deri për familjet me të ardhura vjetore prej 260 mijë frangash, duke bërë që tarifa maksimale mujore të kalojë nga 2,004 në 3,625 franga për fëmijë.
Komuna: Vendim për më shumë drejtësi
Kryetarja e komunës së Lancy-t, Salima Moyard, e mbrojti reformën duke thënë se ajo synon të krijojë një sistem më të drejtë, ku familjet me të ardhura më të larta të kontribuojnë në përpjesëtim me të ardhurat e tyre.
“Nuk mund t’u shpjegoj familjeve që fitojnë 150 mijë franga në vit pse, proporcionalisht, paguajnë më shumë për një vend në çerdhe sesa familjet që fitojnë 300 mijë franga,” deklaroi ajo për transmetuesin publik zviceran RTS.
Sipas saj, komuna ka hapur tre çerdhe të reja që nga viti 2020, një tjetër do të inaugurohet këtë vjeshtë, ndërsa tre janë në ndërtim dhe dy të tjera në fazën e planifikimit, investime që kanë rritur ndjeshëm kostot.
Prindërit: Rritja është e papërballueshme
Rreth 200 familje të prekura nga ndryshimet e konsiderojnë rritjen të tepruar.
“Ishte një goditje e rëndë. E ndiejmë si një formë shantazhi financiar,” tha një prind për RTS, duke shtuar se vendimi rrezikon të dëmtojë diversitetin social dhe nuk merr parasysh ndikimin real te familjet.
Prindërit kritikojnë edhe mungesën e transparencës, pasi komuna i njoftoi për ndryshimet vetëm në fillim të verës, kur shumica kishin planifikuar tashmë kujdesin për fëmijët për vitin e ardhshëm.
Sipas tyre, shumë familje nuk kanë më mundësi të gjejnë alternativa, ndërsa disa nëna mund të detyrohen të reduktojnë orarin e punës ose të heqin dorë nga karriera.
Peticion dhe takim me komunën
Një peticion me afro 400 nënshkrime është dorëzuar në komunë, duke kërkuar rishikimin e sistemit të ri tarifor.
Ndërkohë, disa familje po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes në komuna të tjera, regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private ose zgjedhje të tjera për kujdesin ndaj fëmijëve.
Një takim mes përfaqësuesve të prindërve dhe kryetares së komunës është planifikuar për muajin gusht. Edhe disa parti politike, të cilat më parë kishin mbështetur reformën tarifore në parlamentin komunal, kanë njoftuar se do ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













