Kosova
Lajçak ‘anashkalon’ 15 modelet: Asociacioni të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit
Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, edhe një herë ka përsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim që i takon Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Lajçak, Asociacioni duhet dhe do të krijohet, pasi kështu rekomandojnë edhe të gjitha strukturat evropiane, përfshirë BE-në dhe ShBA-në.
“Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se duhet të krijohet komuniteti. SHBA thotë që komuniteti duhet të krijohet. Pra, duhet të krijohet Asociacioni dhe do të krijohet”, theksoi ai në intervistë për RTS.
Lajçak edhe një herë ritheksoi se pret që, për formimin e Asociacionit të merren parasysh 15 modelet evropiane që i ka ofruar BE-ja. Mirëpo, ai këtë herë ka shtuar se këto modele duhet shfrytëzuar vetëm si frymëzim, jo si alternativë.
“Ne e dimë që është rënë dakord në 2013, por nuk ndodhi. Këtë herë duhet të ndodhë, bazuar në atë që u ra dakord në 2013, përkatësisht në 2015. Ne propozuam 15 modele ekzistuese evropiane si frymëzim. Jo si një alternativë. Ndoshta marrëveshjet e vitit 2013 apo 2015 nuk do të japin përgjigje për të gjitha pyetjet. Unë dua që ne të kërkojmë frymëzim nga modelet funksionale evropiane”, deklaroi emisari evropian.
Lajçak ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur. Ai shtoi se modelet e ofruara japin ndjenjën e sigurisë, ngase Asociacioni, sipas tij, nuk është diçka ndaj të cilit Kosova duhet të frikësohet.
“Komuniteti duhet të ndërtohet sipas modelit që është rënë dakord në 2013 – 2015. Dhe modelet janë aty për të treguar se askush nuk duhet të ketë frikë. Ka modele të vetëqeverisjes, të minoriteteve në Evropë dhe kjo nuk është asgjë e rrezikshme. Askush nuk duhet të ketë frikë. Është normale që kemi garanci ligjore që komuniteti pakicë të ndihet i sigurt”, shpjegoi ai.
Modelet e ofruara nga BE-ja i ka komentuar edhe vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka ofruar atij.
Ai shtoi se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.
“Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë…”, deklaroi dje shefi i ekzekutivit.
Emisari Miroslav Lajçak është pyetur edhe se a do të ketë Asociacioni kompetenca ekzekutive, pyetje kjo që Lajçak e anashkaloi disi, pasi tha se ende nuk dihet si do të krijohet.
“Duhet të bien dakord për një sërë detajesh, të propozohet një statut dhe të dy palët bien dakord për statutin. Për dhjetë vjet, marrëveshja nuk është përmbushur, por kësaj radhe do të jetë, sepse nuk do të kemi marrëveshje pa Asociacion”, tha Lajçak.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










