Maqedonia
Kuvendi ua hoqi imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO DPMNE-së
Kuvendi ua hoqi imunitetin deputetëve Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë mbështetur kërkesën e Gjykatës Themelore të Shkupit për heqjen e imunitetit gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzohen për zhvillimet e dhunshme në Kuvend më 27 prill. Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike të njëjtit i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.
Pas heqjes së imunitetit, në bazë të procedurave vendimi i shumicës parlamentare dorëzohet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërkaq pas kësaj pritet që me urdhër të Gjykatës, të paraburgosen deputetët: Zhaklina Peshevska Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ka kaluar koha e arrestimeve spektakolare para mediave dhe është zotuar për respektimin e procedurave ligjore dhe respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Seancën parlamentare të Maqedonisë e kanë bojkotuar deputetët e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se “nuk do të bëhen pjesë e kësaj farse politike që në esencë ka revanshizmin politik ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe”.
Partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE edhe sot u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që të dalin në protesta para Gjykatës si dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve.
Ndërkaq, koordinatori i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomisllav Tuntev tha se Kuvendi i Maqedonisë ka dy opsione, t’i hapë rrugë sundimit të drejtësisë duke ua hequr imunitetin deputetëve ose në Maqedoni të vazhdojë aplikimi i drejtësisë selektive.
“Kthimi i shtetit ligjor është i patjetërsueshëm për shtetin tonë, ndërkaq Kuvendi duhet të jetë shembull për atë. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët”, tha Tomisllav Tuntev, koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve të kryeministrit Zoran Zaev, transmeton REL.
Në anën tjetër, koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se heqja e imunitetit të deputetëve që kanë shkelur ligjin, duhet të paraqet një leksion për të gjithë ata të cilët përmes dhunës synojnë të bllokojnë institucionet.
“27 prilli ishte një ditë e vështirë për imazhin e shtetit, dhe kredibilitetin e të gjithë neve. Ato skena të mos përsëriten asnjëherë më, dhe për këtë të gjithë ne bartim përgjegjësi. Të gjithë ne duhet të jemi të barabartë para ligjit dhe shtetit, prandaj të gjithë ne bashkë duhet të mbledhim forca për të tejkaluar trashëgiminë e 27 prillit, duke respektuar ligjin, sundimin e së drejtës, dhe duke respektuar vullnetin e popullit”, tha Artan Grubi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













