Kosova
Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për Kartonin e Gjelbër
Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 78 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim kanë votuar rekomandimet nga debati parlamentar për Kartonin e Gjelbër.
Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë, si propozues i Rezolutës, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se që nga pas lufta deri më sot nga mërgimtarët janë mbledhur mbi 200 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm 10 për qind dëme, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Shuma e paguar për polisat kufitare prej përfundimit të luftës e deri me sot arrijnë shifrën rreth 200 milionë euro, ndërsa shpenzimet e bëra për dëmet e shkaktuara rreth 10 për qind, pra gjithsejte 20 milionë euro. Mendoj që nuk është trajtim dinjitoz i atyre që sjellin remitenca gati sa gjysma e buxhetit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Topalli.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar rezolutën për bashkimin e pikave doganore në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










