Kosova
Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën konstituive
Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut në seancën e së premtes
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, ndërsa në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut në seancën e së premtes, transmeton albinfo.ch.
Deputetët e LVV-së abstenuan në votimin për kandidaten e PDK-së, duke bërë që ajo të mos marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi arriti të zgjedhë Ardian Golën nga LVV në pozitën e nënkryetarit.
Pas dështimit të votimit të Çitakut, PDK vendosi të mos marrë pjesë në seancat e mëtejshme konstituive të Kuvendit, duke paralajmëruar se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Pak orë më vonë u thirr edhe një seancë tjetër brenda së njëjtës ditë, por deputetët e PDK-së nuk morën pjesë.
Në anën tjetër, LDK deklaroi se nuk mund të hidhet në votim kandidatura e Kujtim Shalës pa u votuar paraprakisht kandidatura e PDK-së, duke kërkuar që procesi të zhvillohet sipas radhës.
Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, LVV përmes një deklarate njoftoi se do t’i votojë të dy kandidatët për nënkryetarë, Vlora Çitakun e PDK-së dhe Kujtim Shalën e LDK-së.
Nga LVV kanë shprehur shpresë se zgjedhja e nënkryetarëve do të mundësojë vazhdimin e procesit institucional dhe nuk do të paraqesë pengesë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Seanca e sotme është caktuar të nisë në orën 10:00.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












