Kosova
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet të enjten
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kiyetari, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit teksa u bë e ditur se Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet e dorëzuara nga delegatët dhe ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
“Pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton albinfo.ch.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm është caktuar të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00.
“Pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, Kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00”, thuhet në njoftim teksa nga LDK-ja kanë theksuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me Statutin e partisë, duke garantuar transparencë dhe respektim të vullnetit të delegatëve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












