CH-Ballkani
Kush s’e respekton himnin e Malit të Zi, gjobitet
"Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij", ka thënë ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.
Qeveria e Malit të Zi ka miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi. Tash me këto ndryshime çdo malazez që nuk ngrihet në këmbë për himnin kombëtar do të gjobitet nga 300 deri në 2 000 euro.
“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, ka thënë ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq.
Ndryshimet në ligj tani kanë kaluar në Kuvend, ku edhe pritet të miratohen. Këto masa pritet të nxisin polemika mes serbëve etnikë të Malit të Zi, të cilët përbëjnë gati një të tretën e popullsisë, pasi disa prej tyre refuzojnë të njohin himnin, i cili është miratuar në vitin 2004, raporton REL.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












