Lajme
Cilat janë shkaqet e zjarreve në Ticino?
Vitin e kaluar u regjistruan 65 raste të zjarreve pyjore ne Ticino, shumica prej të cilëve u shkaktuan nga njerëzit, për shkak të mungesës së njohurive rreth rregullave.
Rasti i fundit ishte edhe në muajin mars, ku autoritetet lokale fajësojnë turistët zviceranë gjerman folës. “Ata nuk e dinin as numrin tonë të urgjencës së zjarrfikësve”, kanë thënë autoritetet.
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Lokarnos, Alain Zmaboni, ka folur për zjarrin e fundit. “Tre të rinj gjermano-zviceranë udhëtuan me tren për në Ticino për të ecur në zonën mbi Ronco sopra Ascona. Në mbrëmje ndezën zjarr dhe pinë disa birra. Kjo përkundër faktit se ka një ndalim të rreptë të zjarrit në gjithë kantonin. Dikush nga fshati pa shkëlqimin e zjarrit dhe dha alarmin. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mundur të shuajnë në kohë zjarrin”, është shprehur ai, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
“Vitin e kaluar në kantonin tonë kanë ndodhur 65 zjarre pyjore, të mëdha dhe të vogla. 17 janë shkaktuar nga rrufeja, pra me origjinë natyrore. 48 ishin krijuar nga njeriu”, ka thënë komandanti, duke theksuar se në Ticino shumica e zjarreve u shkaktuan nga faktori njeri. Komandanti i zjarrfikësve shton se turistët nuk janë të njoftuar me rregullat në kohët e thatësirës.
Kështu, kantoni ka filluar një fushatë informuese, ku kërkon nga të gjithë pronarët e shtëpive të pushimit të kenë fletëpalosje me informacione mbi rregullat për zjarrin, e kryesisht që ndalohet zjarri në ambient të hapur. Kantoni gjithashtu dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj ndalimit të zjarrit me shenja shtesë në rrugët kryesore, daljet e autostradave dhe stacionet e trenave. Informacioni mbi situatën aktuale të rrezikut është gjithashtu i disponueshëm në Waldbrandhazard.ch dhe në aplikacionin paralajmërues Alert Swiss, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Ka disa javë që ka një thatësirë në Ticino, kështu aktualisht ekziston një ndalim absolut i zjarrit në ambient të hapur. Rreziku i zjarreve në pyje klasifikohet si “i moderuar” në Ticinon veriore dhe qendrore dhe si “i konsiderueshëm” në Ticinon jugor, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












