Lajme
Kurz nderohet me “Çmimin e Lirisë së Medias” në Gjermani
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka fituar "Çmimin e Lirisë së Medias" në Gjermani. Sipas jurisë, këtë çmim, Kurz e merr përshkak se ka qenë një urëlidhës në Evropë dhe një komunikues i lirisë.
Mediat gjermane kanë njoftuar se kancelari austriak, Sebastian Kurz, është nderuar në Gjermani me “Çmimin e Lirisë së Medias”, raporton albinfo.at. “Kancelari Sebastian Kurz ka treguar veten për të satën herë në karrierën e tij politike që është bashkëpunëtor dhe një urëlidhës i shteteve në Evropë”, kanë deklaruar nga juria.
Ky çmim jepet për të shtatën herë dhe gjithmonë ndahet për figura të njohura publike, të cilët kanë shfaqur një përkushtim të veçantë për lirinë e shprehjes, ndërveprimin shoqëror, dialogun politik dhe forcimin e demokracisë.
Kurz këtë çmim do ta pranojë më 11 maj në Samitin e Ludwig Erhard, i cili organizohet nga Weimer Media Group(WMG). Për shkak të krizës së koronës, manifestimi do të zhvillohet në formatin stream në Bavaria Film Studios në Munih.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













