Kosova
Kurti: Ushtria e Kosovës po kryen stërvitje me Ushtrinë amerikane
Kryeministri Albin Kurti, në një post në rrjetet sociale ka shkruar se ushtarët kosovarë për herë të parë po kryejnë stërvitjet të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj, transmeton albinfo.ch.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se rruga jonë është drejt NATO-s. Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë















