Kurti, përmes Twitterit, ka bëtë të ditur se përveç diplomatit amerikan, ka takuar edhe deputetët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Ishte kënaqësi të takoj diplomatin amerikan Philip T. Reeker, i cili e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, takova edhe deputetët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.
Në Konferencën për Siguri në Mynih unë nënvizova që Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë që të sigurojë vende pune dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti.
It was a pleasure to meet #US senior diplomat Philip T. Reeker who knows #WesternBalkans very well. I also met with members of @Bundestag @Peter_Beyer & #ChristianSchmidt.
At #MSC2020 I have emphasized that #Kosova now needs advice & assistance to provide jobs & justice. pic.twitter.com/5KKs9fSEdx
— Albin Kurti (@albinkurti) February 15, 2020