Kosova
Kurti sërish kundër platformës për dialogun
"Nuk mund të vazhdohet me platforma pa vlerësuar si erdhëm deri këtu"
Në organizimin e “Javës së Lëvizjes”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se platforma për dialogun me Serbinë e cila pritët të diskutohet të hënën në Kuvendin e Kosovës është e gabuar dhe nuk duhet të diskutohet, transmeton albinfo.ch.
Kurti kërkon një raport të detajuar për dialogun e zhvilluar Kosovë-Serbi gjatë viteve 2011-2017, në të kundërtën thotë se nuk duhet të vazhdohet tutje.
“Sa i përket çështjes së platformave që sjell Qeveria, mendoj se është gabim në hapa. Ne presim nga Qeveria që të sjellë një dokument zyrtar-shtetëror si vlerësim për dialogun gjashtë vjeçar 2011-2017. Nuk mund të vazhdohet me platforma pa vlerësuar si erdhëm deri këtu.
Nëse është qeveria e re, nëse është qeveri pas zgjedhjeve të vitit 2017 atëherë duhet të kemi një vlerësim të dialogut paraprak që herë quhej politik e herë teknik”, theksoi Kurti.
Lideri i kësaj partie ka thënë se duhet të ketë transparencë dhe llogaridhënie për dialogun.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











