Kosova
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për procesin e zgjedhjes së presidentit, teksa ka thënë se kjo mbetet çështja e fundit për t’u përmbyllur pas formimit të qeverisë.
“Që të qeverisim mirë dhe mbarë na ka ngelur edhe çështja e presidentit. Pas formimit të qeverisë kemi filluar angazhimin intensiv për këtë proces, duke pasur parasysh kohën e shkurtër që kemi në dispozicion dhe faktin se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në Kuvend”, u shpreh Kurti.
Tutje, Kurti deklaroi se ka qenë i vetëdijshëm që LVV-ja e vetme nuk i ka votat e nevojshme, andaj ka nisur takime me liderët e dy partive më të mëdha opozitare për të diskutuar tejkalimin e situatës.
“Kam qenë i vetëdijshëm që LVV e vetme nuk i ka 80 vota, andaj kam vendosur kontaktet me liderët e dy partive më të mëdha opozitare me qëllim që të diskutojmë për mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide. Takimet kanë qenë konstruktive dhe fillimisht ka pasur pajtueshmëri që vendi ka nevojë për një figurë unifikuese”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka thënë se një figurë e tillë do të mund të vinte nga familja Jashari, duke përmendur emrin e Murat Jashari si kandidat potencial.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje partiake, nder për republikën dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike kërkojnë një moment reflektimi dhe një figurë që i bën ballë shtërngatave të tilla. Edhe sot zgjedhja e një figure si Murat Jashari do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur”, u shpreh tutje ai.
“Pas takimit të dytë me Bedri Hamzën, më është kumtuar nga një qëndrim i kryesisë së tyre se ata tashmë konsiderojnë se presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Kandidati mund të vijë nga cilido subjekt, por në fund zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend. Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt politik të propozojë nga një kandidat dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës në Kuvend”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar këtë çështje.
“Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur ku secili subjekt të ketë kandidatin për president, atëherë LVV do ta ketë kandidatin e saj. Jam duke bërë përpjekje që ta tejkalojmë këtë situatë në mënyrë që të mos kemi sërish zgjedhje”, përfundoi Kurti.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













