Kosova
Kurti: Pas Kuvendit, presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit
“Urime të gjithëve se megjithatë është një e arritur e cila tash duhet të vazhdojë me formim qeverie dhe me zgjedhje të presidentit, për çfarë e kemi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh Kurti
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas vazhdimit të seancës konstituive, ku kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Kuvendin, ani pse munguan Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca tha se janë të gatshëm ta zgjedhin Vlora Çitakun si nënkryetare të Kuvendit, sapo PDK-ja të jetë e gatshme të marrë pjesë në seancë.
“Mbrëmë kemi pasur një mbledhje të vështirë të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën me shumicë votash kemi marrë vendim për t’i votuar kandidatët për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e PDK-së së LDK-së, përkatësisht zonjën Vlora Çitaku dhe zotëri Kujtim Shalën. Shpresojmë që ky konstruktivitet i yni do të reflektojë edhe tek pjesëmarrja në votim dhe vota qoftë edhe kundër për president, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje të reja. U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Kurti madje edhe uroi konstituimin e kuvendit.
“Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit. Pra, përafërsisht 3 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e 11-të. Ndërkaq, ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur 8 muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga 8 muaj tash e kishim 3 muaj, natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një e arritur e cila tash duhet të vazhdojë me formim qeverie dhe me zgjedhje të presidentit, për çfarë e kemi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











