Kosova
Kurti, optimist se do të arrijnë marrëveshje me Mustafën
Takimi Kurti - Mustafa do të ndodhë sot në Kuvend të Kosovës, në orën 17:00
Pas takimit me sindikatat, ka folur para mediave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
I pari i VV-së, në paraqitjen e parë pas kthimit nga Gjermania tha se sot do të takohet me Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.
Shkurtimisht para mediave Kurti u shpreh se me LDK-në janë shumë afër arritjes së marrëveshjes, përcjell albinfo.ch.
“Do të arrijmë marrëveshje, jam shumë i bindur që do të qeverisim vendim, do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat e vogla”, deklaroi ai.
Kurti ka konfirmuar gjithashtu se sot do të takohet me Mustafën.
“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po, do të ketë takim sot”, tha ai.
Ndryshe, takimi Kurti – Mustafa do të ndodhë sot në Kuvend të Kosovës, në orën 17:00.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










