Lajme
Kryeministri i Kosovës njofton mërgatën: Shumë shpejt do të kaloni nga Merdari në Prishtinë
Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për mërgimtarët kanë filluar punimet e rrugës Prishtinë – Podujevë, përcjell albinfo.ch.
“Kjo në të vërtetë është rruga e mërgatës”, tha Kurti, duke shtuar se kur të kalojnë andej, mërgimtarët do të shohin se “edhe këtu mund të bëhet mirë”, tha kryeministri kosovar.
Kreu ekzekutiv ka thënë se shumë shpejt do të kalojnë nga Merdari, duke theksuar se kjo do të jetë vetëm njëra nga të mirat që do të sjellë. Sipas tij, kushtet e jetesës do të bëhen njëjtë si në vendet e tjera.
“Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdari në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore etj.
Fjalimi i plotë
Me kënaqësi, ju mirëpresim sërish në Kosovë e mezi pres të ju takojmë, sa më shumë prej jush.
Sot e kemi thirrur këtë mbledhje të veçantë me vetëm dy pika e njëra nga ato është me rëndësi shumë të madhe, në përputhje me zotimin tonë, e siç kemi paralajmëruar në fillim të këtij viti, po e bëjmë reformën pensionale.
Qeveria e Kosovës po e ndërton një sistem pensional, solidar dhe të barabartë që garanton pensione stabile dhe kujdeset për pensionistët.
Kjo skemë e zhduk dallimin edhe margjinalizimin, e u garanton qasje në të mirat sociale të gjithëve. Këtë duhet ta bëjë Republika dhe këtë po e bëjmë së bashku.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












