Lajme
Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane
Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka vlerësuar lart rolin e Francës në çlirimin e Kosovës.
Kurti tha se është privilegj dhe përgjegjësi që të takohet si kryeministër i Kosovës me presidentin e Francës.
“Jam i privilegjuar të jem këtu me ju, presidentin e një shteti të fuqishëm dhe me histori shumëdimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial të Francës për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspiratat evropiane dhe demokratike”, tha Kurti.
“Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë që vendoset në kuadër të NATO-s për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët”, tha kryeministri, transmeton Albinfo.ch.
Kurti ka kujtuar se shqiptarët ishin populli më i nënvleftësuar në Ballkan.
Kurti në oborrin e pallatit Elysee siguroi Macronin se Kosova po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden.
“Realiteti i ri ka përbërës të ri. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara, më të drejtëpeshuara dhe me një besim më të lartë. Dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjitha mundësitë tona. Edhe në rajon me marrëdhënie të mira fqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane”.
Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova do të ndjekë shembullin e Evropës për demokraci e zhvillim.
“Ju jeni ndër shtetet e para që keni njohur shtetin e Kosovës. Ka ardhur koha që ne të dëshmojmë se jemi të gatshëm për zhvillim. Kosova mund të përfitojë shumë nga kombi francez”.
Kurti në fund ka ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











