Kosova
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
Kryeministri në detyrë tha se marrëveshja politike duhet të sigurojë edhe votat dhe kuorumin e nevojshëm për të shmangur zgjedhjet e reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se një marrëveshje politike mes subjekteve parlamentare nuk është e mjaftueshme për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, përcjell albinfo.ch.
Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, Kurti tha se marrëveshja duhet të shoqërohet edhe me numrat e nevojshëm në Kuvend, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
“Po shkoj në takim edhe me Grupin tonë Parlamentar. Marrëveshje politike kemi kërkuar, por kjo marrëveshje duhet të na i sigurojë edhe numrat që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti.
Ai theksoi se zgjedhja e presidentit është një prej çështjeve kryesore që duhet të zgjidhet për të shmangur një proces të ri zgjedhor, duke rikujtuar nevojën për pjesëmarrjen e dy të tretave të deputetëve në Kuvend.
“Për ta zgjedhur presidentin ose presidente, neve na duhet t’i kemi dy të tretat e kuorumit, që të jenë të pranishëm në Kuvend. Por marrëveshja politike duket që nuk ka qenë e mjaftueshme”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, përveç marrëveshjes për kandidatin e përbashkët për president, profesor Bekim Sejdiu, duhet të sigurohet edhe prania e deputetëve të mjaftueshëm në sallë, ose të gjenden vota shtesë nga deputetë të tjerë.
Ndërkohë, Kurti ka konfirmuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
“Meqë kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti i moshuar Avni Dehari, e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht”, deklaroi Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











