Lajme
Kurti u kërkon bashkatdhetarëve që të votojnë për zgjedhjet e BE-së
Këtë të diel, më 9 qershor, në Bashkimin e Evropian mbahen zgjedhjet evropiane. Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, u është drejtuar bashkatdhetarëve përmes një video-mesazhi, ku u ka kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje, përcjell albinfo.ch.
“Së pari ato ndodhin në rrethana ku një luftë e drejtpërdrejtë po ngjan mu në Evropë, në Ukrainë, pas agresionit rus. Kjo luftë u nis prej një ideologjie fashiste nga Kremlini i Putinit… Së dyti i keni parasysh ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së dhe përbrenda vendeve anëtare, përmes këtyre ndasive, Rusia duke u mbështetur gjithashtu në disa rryma politike ekstremiste ose liderë në pushtet të këtyre vendeve, ka ushtruar me vite një ndikim dëmtues.
Qëllimi i Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë jashtë dhe brenda BE-së është i qartë: dobësimi i BE-së, dobësimi i projektit të zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s, ndërsa ndaj neve, veçanërisht në Kosovë synohet pengesa e çdo perspektive integruese. Kështu që së treti, Kosova si vend aplikoi për anëtarësim në BE dhe si vend që ka për qëllim strategjik kryesor integrimin në BE dhe në NATO, nuk mund të mos marrë pjesë e të mos kontribuojë në çfarëdo forme në ruajtjen e këtyre organizatave dhe vlerave demokratike që ndajmë me to”, ka thënë Kurti.
Ai më tej ka thënë se vota e bashkatdhetarëve në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian duhet të jetë kontributi kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së.
“Prandaj vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian të 9 qershorit duhet të jetë përgjigjja jonë, kontributi ynë kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së”, ka deklaruar Kurti.
https://www.facebook.com/watch/?v=381769030982843
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











