Kosova
Kurti: Fatmirësisht të gjithë mërgimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë
Aksidenti në Serbi
Pas aksidentit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.
“Fatmirësisht të gjithë qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Shpirtërisht jemi me ta derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica, kontributi dhe mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për tu admiruar, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta, ju uroj shërim të shpejt e të plotë të gjithë të lënduarve”, u shpreh Kurti.
Kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident.
“Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshme dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar të prekurit të gjithë nga ky aksident”, tha Kurti.
Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi, ku nëntë persona u lënduan.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












