Kosova
Kurti del në konferencë për media në orën 15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot konferencë për media, në një ditë të rëndësishme politike për vendin.
Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sot, në orën 15:00, konferencë për media në Zyrën e Kryeministrit, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, transmeton albinfo.ch.
“Sot, 15:00, Kryeministri Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Zyrën e Kryeministrit. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, ka njoftuar Manxhuka.
Konferenca e Kurtit zhvillohet në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa sot është gjithashtu dita e fundit kur kjo legjislaturë mund të votojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale.
Dalja e kryeministrit para mediave vjen në kohën kur në Prishtinë po zhvillohet protesta e thirrur nga platforma “Jo në emrin tim”, ku ndër kërkesat kryesore është votimi i këtij projektligji.
Protesta e sotme vjen një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, ndërsa gjatë mbrëmjes pati akuza për përdorim të forcës dhe pretendime për ndërhyrje politike në veprimet e Policisë.
Konferenca e Kurtit pritet të sjellë sqarime lidhur me zhvillimet politike të ditës dhe situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe Projektligjit për Gjykatën Speciale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











